Rama: PS u jep karrigen, mbajeni me dinjitet, ndëshkim për keqbërësit e veshur me pushtet

Shqipëria

Rama: PS u jep karrigen, mbajeni me dinjitet, ndëshkim për keqbërësit e veshur me pushtet

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Edi Rama

“Mbingarkesa në drejtësi është një kosto për shtetin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS teksa foli për reformën në drejtësi.

Kryeministri Rama tha se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Unë nuk pendohem që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministren e drejtësisë. Ndërkohë që rritja e pagave për Forcat e Armatosura, për punonjësit e policisë, për mësuesit, për infermierët, për mjekët për të gjithë punonjësit është larg së qeni kaq. Nëse ne kemi filluar t’i afrohemi nivelit të pagave të rajonit. E dini që prokurorët e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon. E kemi bërë për të gjitha arsyet që nuk mund të ndryshojë. Kemi detyrën që jo vetëm të japim mbështetje, edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit. Dy vjet pas dyerve në korridoret e institucioneve është ushqyer perceptimi i gabuar se e gjitha kjo bëhet për qoka. Edhe vetë formatimi i institucioneve të reja ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rënda. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij pozicioni madhor”, ka thënë Rama.

I ndalur tek lufta kundër korrupsionit, Rama tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe se kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet. Karrigia e pushtetit, kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia. Për ta mbajtur karrigen me dinjitet është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re korrupsioni do të mbetet një problem jo vogël sa kohë modernizimi i sistemeve nuk do të arrijë në nivelin e duhur të transformimit. Këtë vit u mbyllën e edhe sportelet e turpit në PS. Sportelet e hipotekave u mbyllën është një proces dhe sot njësoj ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat