Berisha: Ky ishte fjalimi i Ramës lavdi SKAP-it dhe gjykatëses Gjoka që janë ushtarët e mi në betejën politike

Shqipëria

Berisha: Ky ishte fjalimi i Ramës lavdi SKAP-it dhe gjykatëses Gjoka që janë ushtarët e mi në betejën politike

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Sali Berisha

Për Sali Berishën fjalimi i Edi Ramës ishte si një lavdi për SKAP-in e partisë, që e përdor si ushtar politik.

Berisha: Foli si ai që kalon natën nën efektin e kokainës në një nga spitalet e Tiranës dhe mban një fjalim për reformën në drejtësi. Por ka ky njeri sensin dhe thotë që jemi shembull... Po si mund të jesh shembull ti kur janë 120 mijë dosje, kur shqiptarët zyrtarisht kanë humbur përfundimisht të drejtën e procesit ligjor. Nuk po them se procesi ligjor kërkon kohën e caktuar që duhet të jepet. Kur për të pasur një proces ligjor në kohë, duhet të paguajnë qimet e kokës, duhet të paguajnë një ryshfet 3 deri në 5 herë më shumë se përpara. Vetëm për të afruar datën, jo për vendimin.

Janë vetëm në Gjykatën e Apelit, si pasojë e veprimeve të tij, 60 mijë dosje. Nga 75 gjykatës që duhet të ketë Apeli, ka gjithsej 17 gjykatës. Dhe Europa duhet të na marrë shembull, thotë ky. Çfarë u tha në këtë fjalim për shëndetësinë? Shqipëria u rendit në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Kovidi, sikur nuk kanë vdekur shqiptarët. Shqipëria u shndërrua në një spital dhe këta vodhën mbi gjysmë miliard euro me tenderat për Kovidin. Asnjë fjalë, nuk ka ndodhur kjo.

Rezultatet më dramatike të arsimit, ajo që ka ndodhur me PISA-n është zhvillimi më dramatik për arsimin tonë, një degradim i tmerrshëm, një rikthim para vitit 2009, me rezultate shumë më negative se viti 2009, që është viti kur ne filluam vlerësimin në PISA. Një degradim si në asnjë vend tjetër në botë. Kjo nuk ekziston, ky përpiqet t’i mbulojë këto me inteligjencën artificiale. Sot nuk e kishte me satelitë, e kishte me inteligjencë artificiale. Ky ishte Kuvendi: Ju kam mashtruar dhe do ju mashtroj.

Një përqendrim total të SKAP-it! Atëherë më thoni pse i kërkoni llogari Sali Berishës që pse flisni për SKAP-in politik? Më thoni ju mua, a kam të drejtë unë? Po ai injoroi fëmijët, injoroi nxënësit, të sëmurët, biznesin dhe u mor gjerësisht vetëm me SKAP-in në mënyrën më paradoksale. Sepse e di që mëkatari numër 1 në Shqipëri është ai vetë dhe do me çdo kusht të dominojë dhe kontrollojë këtë organ. Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, nuk ka sulltan, satrap, diktator tjetër që mund t’i kushtojë një institucioni të drejtësisë, se drejtësia tjetër nuk bën fare përveç SKAP-it, ky ishte fjalimi lavdi SKAP-it, që është ushtari im në betejën politike. Kurse prokuroria, gjykatat, etj, ato ishin mesjetë, ishin shekulli i kaluar.

A mund të flasë njeriu në këtë mënyrë? Mund të flasë natyrisht, se ai aty e ka mizën. E di që të gjitha megaaferat e mëdha korruptive kanë një emër dhe ky emër është Edi Rama. Ai e di që po kryen një vjedhje monstruoze në Durrës me 1.4 milionë metër katrorë publike për të ndërtuar parajsën e tij Dubai me paratë e drogës dhe me Bitcoin.

Si mund t’i mbash qytetarët në një ligjëratë tërkuzë kushtuar SKAP-it të partisë dhe gjykatëses që fshihet prapa krimit, Gjoka, vetëm sa nuk thoshte lavdi Gjokës. Për çfarë merite? Se fshihet prapa krimit të saj. Sepse fsheh në mënyrë kriminale faktin që ajo më 28 shkurt të vitit 1996 është shkarkuar nga detyra me firmë të Sali Berishës. E fsheh! Dhe ky thotë, lavdi Gjokës, jo Pëllumbit, po kësaj’, theksoi gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat