Rama: Mirënjohje për të gjitha gratë që luftojnë për të drejtat e barabarta

Shqipëria

Rama: Mirënjohje për të gjitha gratë që luftojnë për të drejtat e barabarta

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:11
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha gratë që kontribuojnë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

“Mirënjohje e thellë për të gjitha gratë të cilat luftojnë pa ndal, çdo ditë, që të respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përballen me vështirësi të ndryshme por që nuk dorëzohen kurrë”, ka shkruar Rama  në llogarinë e tij në Facebook.

Ai më tutje lavdëroi gratë që luftojnë çdo paragjykim dhe vazhdojnë të sfidojnë çdo ndalesë për veten e tyre dhe gratë e tjera.

“Kristalja kishte nderin të merrte pjesë në këtë ngjarje, nën organizimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ku të pandalshmet, luftëtaret tona u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e tyre të pamohueshëm që të gjithë njerëzit të trajtohen të barabartë, zonjat të cilat me guxim, vullnet dhe zemërgjerësi kanë ndikuar pozitivisht në jetën e shumë individëve, ndonëse përballen me shumë vështirësi shëndetësore, paragjykime e barriera të cilat nuk i kanë detyruar të dorëzohen por përkundrazi, i kanë shtyrë të luftojnë jo për veten por për të gjitha gratë tjera”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

Ndërkohë Rama ka falënderuar edhe z.Eric Dietz, ambasadorin e Luksemburgut në Republikën  e Kosovës për bashkë-organizimin e këtij eventi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat