Ndalohet nga policia në Greqi, analisti shqiptar habit me deklaratën e bujshme

Shqipëria

Ndalohet nga policia në Greqi, analisti shqiptar habit me deklaratën e bujshme

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:07
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në historinë moderne të evropës, më çnjerëzore apo dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Në Shqipëri kanë humbur jetën persona që janë dhunuar nga policia greke. Më ka ndaluar policia greke sepse unë, pa e ditur, figuroja në një ‘listë të zezë’ të ambasadës greke, e cila ka referuar në ministrinë e saj të jashtme në Athinë, për njerëz në Shqipëri që nuk ndajnë opinoione në përshtatje me politikën e tyre.

Konsiderohen të papërshtatshëm për shkak të, sipas tyre, “veprimtarisë antihelenike”. Nuk janë ‘non grata’, por veprojnë në këtë mënyrë. Dy herë më parë isha refuzuar, por ua lashë policëve grekë për shkak të sjelljes.

Por ata ishin në dijeni të gjithëshkaje që unë bëja. Njerëzit që janë në këtë listë janë të survejuar.”, tha Kikia.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat