“Kam biseduar me Mira Muratin për tu antarësuar në BE”, eksperti i ekonomisë ironizon Ramën

Shqipëria

“Kam biseduar me Mira Muratin për tu antarësuar në BE”, eksperti i ekonomisë ironizon Ramën

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Edi Rama

Këshilltari i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti në një intervistë televizive ka komentuar fjalimin e djeshëm të Ramës në Kongres, ku tha se në bashkëpunim me shqiptaren Mira Murati e cila krijoi Chat GPT, do të punojnë për legjislacionin shqiptar të ndërlidhur me atë të BE.

Kjo për të bërë të mundur Shqipërinë sa me shpejtë pjesë të saj.

Teliti nuk i ka kursyer ironitë për nismën që prezantoi sot kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa tha se me Chat GPT, Rama tashmë do zgjidhë gjithë problemet.

“Sot me Chat GPT u zgjidh problem, ajo inteligjenca Artificiale, këto 10 vite që nuk patëm, është menduar gjithmonë, për vitin aktual dhe pasardhës, jo 3-5 vite, por tani Chat GPT do e zgjidhë problemin, do e fusim aty, nuk kemi nevojë më për kryeministra. Shyqyr që u krijua se do na japë ide”, u shpreh Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat