Deputeti i opozitës akuzon kryebashkiakun e Fierit: Si hajdut po shkel pronat e qytetarëve duke na faturuar 1 mln lekë

Shqipëria

Deputeti i opozitës akuzon kryebashkiakun e Fierit: Si hajdut po shkel pronat e qytetarëve duke na faturuar 1 mln lekë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:18
Deputeti i PD-së në qarkun e Fierit, Luan Baçi

Deputeti i PD-së në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka akuzuar publikisht kryebashkiakun Armando Subashi, se pasi fillimisht refuzoi t’iu jepte ambientet e Kinoteatrit për zhvillimin e takimit të ish-kryeministri Sali Berisha me demokratët atje, u ka kërkuar një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Në një deklaratë për mediat, Luan Baçi u shpreh se Subashi po shkel me të dyja këmbët, mënyrën se si administron pronat e qytetarëve, në administrim të Bashkisë së Fierit.

Deputeti i PD-së deklaroi se kërkesa e parë e depozituar, pasi u zvarrit përgjigja për gati 4 ditë, u refuzua me argumentin se kinoteatrin “e paskan prenotuar një pjesë e mazhorancës së tyre dhe disa përfaqësues të Lulzim Bravës”, duke e quajtur një përgjigje absurde.

Ai theksoi se kërkesa e dytë drejtuar Bashkisë Fier, ku iu tha se nëse nuk i jepej leja takimin do e zhvillonin takimin përpara kinoteatrit, u aprova por me një faturë prej 1 mln lekësh të vjetra.

“Urdhri i Subashit, dhe jemi duke paguar faturën, është që të paguajmë 1 mln lekë të vjetra, në formën e një gjobe ose me arsyen që të mos e marrim. Ne jemi shumë demokratë dhe ato 1 mln lekë nuk na vrasin fare, do të jemi sot 500-600 veta dhe do na bien nga pak veta, do e marrim Kinoteatrin dhe do e zhvillojmë takimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat