Dhërmi/ Shkarkonte inerte në një tokë pranë rrugës, nën hetim shoferi i kamionit

Shqipëria

Dhërmi/ Shkarkonte inerte në një tokë pranë rrugës, nën hetim shoferi i kamionit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga bashkia.

Drejtuesi i kamionit me iniciale F. K. po shkarkonte materialet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, në fshatin Dhërmi.

Menjëherë pas njoftimit policia ka kryer kontrollin, duke konstatuar hedhjen e materialeve që dëmtojnë mjedisin dhe ajrin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat