Tentoi të fuste fishekzjarrë dhe kapsolla, arrestohet 60-vjeçari në Morinë

Shqipëria

Tentoi të fuste fishekzjarrë dhe kapsolla, arrestohet 60-vjeçari në Morinë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar nga Fushë-Arrëzi është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të fuste drejt Shqipërisë fishekzjarrë dhe kapsolla.

Pas kontrolleve u pikas ngarkesa që kishte i arrestuari, ndërsa tani do t’i nënshtrohet proceseve hetimore.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë  një 60-vjeçar. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin një 60 vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat