Reshjet shiut dhe dëborës në vend, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni

Shqipëria

Reshjet shiut dhe dëborës në vend, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor u ka bërë kërkesë drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi situata e reshjeve të shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin e bën drejtimin e automjeteve shumë të rrezikshëm.

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje.

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat