Fatkeqësitë, shtohet sigurimet/ Rritet ndërgjegjësimi i shqiptarëve për sigurimin e jetës dhe pronës

Shqipëria

Fatkeqësitë, shtohet sigurimet/ Rritet ndërgjegjësimi i shqiptarëve për sigurimin e jetës dhe pronës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
Ilustrim

Zjarret, tërmetet por edhe përmbytjet gjatë kohëve të fundit kanë sjellë një shkallë më të lartë ndërgjegjësimi tek qytetarët shqiptarë. Bizneset kryesisht por edhe individët kanë rritur kontrata për sigurimet nga fatkeqësitë natyrore. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ku përgjatë periudhës janar-tetor 2023 vërehet një rritje me gati 17% e vëllimit të këtij portofoli dhe një rritje me 3.71% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 10 muaj në Shqipëri vetëm zëri për sigurimet nga fatkeqësitë natyrore dhe zjarri kapin një vlerë prej 1.8 mld lekësh.

Më shumë interes ka pasur edhe në sigurimin e jetës. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-tetor 2023, arritën rreth 1,5 mld lekë, ose rreth 10 %më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më pak vëmendje qytetarët i kanë kushtuar sigurimit aksidenteve dhe shëndetit i cili është ulur me gati 2%. Një zhvillim interesant ka pasur edhe sigurimi nga dëmet në pronë një zë që vijon tendencën rritëse dhe nës e krahasojmë me një vit më parë rezulton me një rritje me gati 62 milionë lekë. Por pavarësisht kësaj orientimi I tregut vijon që të jetë te sigurimet e detyrueshme kryesisht ato motorike që zënë thuajse 92 % të totalit.Tregu i sigurimeve në vend gjatë periudhës janar-tetor ka arritur në 18.8 miliarë lekë   ose  rreth 10% më shumë se në janar-tetor 2022.

Ndërkohë që shlyerja e dëmeve edhe gjatë këtij viti ka pasur një ecuri pozitive.

Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës

Janar-tetor 2022      1.6 mld lekë

Janar –tetor 2023     1.8 mld lekë

Sigurimi për dëme në pronë

Janar-tetor 2022    267.8 mln lekë

Janar-tetor 2023      331 mln lekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat