Përplasen dy makina në aksin Librazhd-Prrenjas, 6 persona të plagosur

Shqipëria

Përplasen dy makina në aksin Librazhd-Prrenjas, 6 persona të plagosur

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, me gjashtë të plagosur.

Automjeti me drejtues me iniciale A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet një nga makinat ka përfunduar në barrierat mbrojtëse.

Sipas policisë me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gjithashtu dy aksidente të tjera kanë ndodhur sot, një në Rrugën Kombit, pranë fshatit Blinisht, ku janë përfshirë gjashtë makina dhe një tjetër në autostradën Ibrahim Rugova, në Kosovë, me 14 makina të përfshira.

Deri më tani raportohet vetëm për të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat