Basha feston 33-vjetorin e PD-së pa Berishën: Askush nuk mund ta bëjë pis këtë ngjarje të historinë tonë!

Shqipëria

Basha feston 33-vjetorin e PD-së pa Berishën: Askush nuk mund ta bëjë pis këtë ngjarje të historinë tonë!

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Lulzim Basha

Në 33 vjetorin e themelimit të PD, Lulzim Basha në fjalën e tij, u shpreh ndër të tjera se askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike.

Basha tha se PD është e shqiptarëve, ndërsa shtoi se “në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë”.

Basha: Jemi mbledhur sot bashkë per te kujtuar një ditë te shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. 33 vite me pare, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtare dorëzuan nëminsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partinë e parëqë shenoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, qe coi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjecar komunist ne Shqipëri. Ata 343 firmëtare të parë të themelimit të Partisë Demokratike, pedagogë, studentë intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre, nuk përfaqësonin vetëm maturinë dhe inteligjencën e tyre; ata përfaqësonin aspiratën e një shoqërie të tërë, aspiratën e të rinjve shqiptare për liri dhe demokraci.

Pikërisht për këtë arësye, Partia Demokratike e Shqipërisë, 11 dhjetori si dita e themelimit të saj, është një nga ngjarjet më të bukura dhe me domethënese në historinë e popullit tone. Askush, asnjëherë, nuk do të mund të beje pis ngjarjen historike të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta fshije sakrificën e themeluesve të saj qe nga Tirana e deri ne skajin me te larget te Shqiperise. Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta përvetësojë historinë e saj. Sepse Partia Demokratike e Shqipërisë, është partia e shoqërisësë lirë shqiptare, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e ëndrrës së madhe të një kombi te tere për liri.

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj. Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per njëShqipërie demokratike. E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim! E di qe ne kete pervjetor nuk i kemi ne krah te gjithe! E di qe ne kete pervjetor shume nga njerezit qe punuan dhe kontribuan per partine, nuk jane ketu me ne. E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite. E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare, Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit, Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne! Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu, Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast; Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate. Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire, Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjecare si pro-perendimore vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askend!

PO, ne kemi bere zgjedhjen tone:

NDAJ SOT, NE 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJME ME KOKEN LART PRA CDOKUJT QË PYET: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike ESHTE E SHQIPERISE!!

Çdo gje qe bejme si parti politike, cdo objektiv qe i vendosimvetes, cdo qellim qe duam te realizojme: eshte per Shqiperine dhe per shqiptaret. Eshte per te miren e tyre dhe te familjeve te tyre! Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta clirojme dhe ta forcojme ekonomine tonëqe t’ju japim më shumë mundësi për punësim qe ta rrisim mireqenien tuaj personale dhe familjare qe te krijojme kushte per ta mbajtur ketu rinine tone te talentuar!

Keto nuk jane premtime te medha: keto jane PLANET TONA KONKRETE!

NE DUAM TI BEJME ATO REALITET PER JU!

NE E DIME SHUME MIRE SESI ATO BEHEN REALITET!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat