Qiratë e apartamenteve po rriten, ekspertët: Shkak kërkesa, taksat dhe kostot e ndërtimit

Shqipëria

Qiratë e apartamenteve po rriten, ekspertët: Shkak kërkesa, taksat dhe kostot e ndërtimit

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:34
Mateo Spaho

Në kryeqytet vijon trendi rritës vit pas viti i çmimeve te apartamenteve me qera.

Sipas ekspertit për çështjet ekonomike Mateo Spaho nënvizon se kjo ka ndodhur për shkak te rritjes se kostove te ndërtimit, taksave, por dhe kërkesave te larta.

Sipas tij edhe lëvizja e qytetarëve drejt Tiranës e cila ofron me shume mundësi punësimi ka bere qe ne qytetet e tjera te mos ketë pothuajse fare kërkesa.

Nga ana tjetër agjenti imobilare Devi Duka thotë se çmimet jenë rritur nga 20 deri ne 30% dhe duke pare tregun nuk parashikohet qe ky trend te ndryshoje.

Me tej ai shton se zonat me kërkesë me te larte janë ajo e Yzberishtit dhe Freskut, duke e renditur periferinë si zonën me te shtrenjte.

Ndërkohë vetëm pak dite me pare Instituti I Statistikave publikoi shifrat ne te cilën kostot e ndërtimit shënuan rritje me 4.2% duke reflektuar ne çmime me te larta për banesa tek qytetaret edhe për vitin qe vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat