“80-100 fasonë po hiqen nga puna çdo ditë” - aktivisti: Çfarë ka ndikuar

Shqipëria

“80-100 fasonë po hiqen nga puna çdo ditë” - aktivisti: Çfarë ka ndikuar

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Aktivisti nga Qendresa qytetare Kolindo Vjerdha tha në “Good Morning Albanians” se në fasoneri po largohen nga 80-100 punonjës në ditë.

Ai tha se sipas studimit që ka kryer këto biznese janë ndikuar të gjitha nga zhvillimet ekopnomike që vendi ynë ka pasur, si rënia e euros, rritja e energjisë elektrike, e së fundmi rritja e pagës minimale do të ndikojë akoma më shumë te fasoneritë.

“Në një vit, ajo që mua më ka shtyrë të marr këtë studim, është fakti i ndryshimit nga viti i kaluar në këtë vit. Nëse vitin e kaluar ka pasur kërkime, se thanë se po kërkonin 20 mijë punëtorë, se kishin 20 mijë vende, por sot po largohen 80-100 punëtorë në ditë.

Këtë e ka sektori në përgjithësi. Nuk mund të dalim në element të veçantë, por nëse flasim për zhvlerësim të euros,  rritjen e energjisë elektrike, nëse flasim për rritje të pagës minimale, kjo e prek gjithë sektorin, të gjitha palët preken njëlloj.

Çfarë mund të jetë kosto shtesë, është rritja e pagës minimale, por ajo ka qenë e rimbursuar, nga 1 janari e në vazhdim, kjo do i shkoj drejtpërdrejt biznesit”,-tha aktivisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat