Balla takohet me Wisner: Mirënjohje për bashkëpunimin e policisë me DEA-n

Shqipëria

Balla takohet me Wisner: Mirënjohje për bashkëpunimin e policisë me DEA-n

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:36
Taulant Balla dhe David Wisner

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të martë një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla bën me dije se dikutoi me Wisner mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit.

Ministri i Brendshëm shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e DEA-s me Policinë e Shtetit në fushën e trafikut të kokainës, ku sipas tij ky bashkëpunim solli dhe arrestimin e baronit të drogës Gëzim Çela pak ditë më parë.

“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë.”, shkruan ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat