“S’është sekuestruar asnjë pronë e familjes” - Kryemadhi: Pse SPAK mori telefonin tim

Shqipëria

“S’është sekuestruar asnjë pronë e familjes” - Kryemadhi: Pse SPAK mori telefonin tim

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:53
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku u ndal dhe te një lajm i publikuar dia ditë më parë në media, se ajo kishte bërë kërkesë në SPK për kthimin e sekuestrimeve që i ishin bërë.

Kryemadhi tha për gazetarët se asnjë pronë e saj, apo e familajrëve të saj, nuk është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Kryemadhi tha se sendi i vetëm që i është mbajtur nga SPAK është celulari i saj dhe ai jo në lidhje me hetime të nisuara për të, por në kuadër të denoncimeve të bëra për inceneratorët.

“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia. Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat