Viktimat e krimit, Manja: Do ketë masa shtesë në kodin e ri penal

Shqipëria

Viktimat e krimit, Manja: Do ketë masa shtesë në kodin e ri penal

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë prezantimit të strategjisë për mbrojtjen e viktimave të krimit, deklaroi se do të ofrohet shërbim për këto raste, deri në rehabilitimin e plotë të viktimave.

Ai theksoi mes të tjerash se kjo strategji do të ketë masa shtesë për mbrojtjen e viktimave, edhe me kodin e ri penal.

Mbrojtja specifike e viktimave, ka një zinxhir përgjegjësie, duke nisur nga informimi e deri tak trajtimi dhe parandalimi.

“Në kuadër të Reformës në Drejtësi, pozita e viktimës në proces penal ka njohur përmirësime të ndjeshme. Krahas përmirësimit të kuadrit ligjor dhe nënligjor, vecanërisht ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, përgjatë këyre 7 viteve janë krijuar dhe konsoliduar strukturat përgjegjëse që punojnë me viktimat dhe për viktimat, si dhe rritjes së fuqizimit të kapaciteteve të profesionistëve, përfshirë krijimin e aksesit në drejtësi për çdo viktimë.

Objektivi madhor i kësaj strategjie është: adresimi i fragmentimit të mbrojtjes së viktimave të veprave penale në tërësi, si dhe viktimave me nevoja specifike mbrojtjeje. Kjo strategji qartëson zinxhirët e përgjegjësisë dhe mjetet për realizimin eficent të të gjithë procesit të trajtimit dhe mbrojtjes së viktimës, duke nisur nga informimi i viktimës, trajtimi me dinjitet i saj, parandalimi i viktimizimit dytësor dhe riviktimizimit, mbështetja dhe mbrojtja për viktimat në çdo fazë të procesit dhe kur është e nevojshme, edhe pas përfundimit të procesit penal”, tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat