“Do mbetet shumë i vetmuar”, Gjikondi: Berishës dhe dhëndrit të tij t’u hiqet komunikimi elektronik

Shqipëria

“Do mbetet shumë i vetmuar”, Gjikondi: Berishës dhe dhëndrit të tij t’u hiqet komunikimi elektronik

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:49
Brizida Gjikondi

Juristja Brizida Gjikondi mendon se ish kryeministrit Sali Berisha mund t’i caktohet arrest shtëpiak dhe nëse kjo do të ndodhë, ai do të mbetet shumë i vetmuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpiak, duhet t’u hiqet komunikimi elektronik.

Në lidhje me reagimin e Gazment Bardhit, Gjikondi shtoi se ai ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe nuk duhej të ngjyhej me kauzën familjare të Berishës.

“Bardhi u tregua i sinqertë ku tha se nuk do të marrë pjesë kur të bëhet votimi. Është fshehur prapa kulisave se nuk po bëhen komisionet. Bardhi po përpiqet të mos shkëputet nga Berisha. Më vjen keq që duhet të zgjidhte këtë lloj rruge, nuk kishte pse të ngjyhej me kauzën familjare të berishës. Sot ishte i sinqertë kur tha se nuk do të votojë për mandatin e Berishës. Nuk shikoj ndonjë moral të madh në politikën shqiptare në përgjithësi dhe sidomos në këto grupime. Nuk kanë koherencë politikanët shqiptarë, si majtas, si djathtas. Nuk do çuditesha që ndryshe thonë, e ndryshe bëjnë. I kemi parë me hunj në dorë të krah të Bashës, me hunj në dorë në krah të Berishës.

Ditën që ai do gdhihet me arrest shtëpie, do jetë shumë i vetmuar. Shpresoj që atij dhe dhëndrit t’i hiqet komunikimi elektronik. Edhe sot, dhëndri i Berishës bën statuse kundër SPAK dhe prokurorëve, çka është e ndaluar me ligj.

Sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme. Është hera e parë që ka një procedim zyrtar, ligjor kundrejt Berishës, që është një nga simblolet negative të 30-vjeçarit përpëlitës. Nuk kemi më një SPAK që nuk guxon, por shkon në Parlament, arsyeton pse kërkon të heqë këtë imunitet”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat