Sterilizimi, ish ministri Beqaj mbi 9 orë në SPAK: Dhashë sqarime, kërkova të kryhen vepra të tjera hetimore

Shqipëria

Sterilizimi, ish ministri Beqaj mbi 9 orë në SPAK: Dhashë sqarime, kërkova të kryhen vepra të tjera hetimore

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:54
Ilir Beqaj

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për më shumë se 9 orë e 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Beqaj ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

“Dhashë sqarime si person nën hetim. Kerkova të kryhen veprime të tjera hetimore”, deklaroi ai.

GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre.

Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat