Zheji: Doktori ka qene një provokator i paparë. Minxhozi: Nuk ka asnjë suport të protestuesve të Bashës në protesta

Shqipëria

Zheji: Doktori ka qene një provokator i paparë. Minxhozi: Nuk ka asnjë suport të protestuesve të Bashës në protesta

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:24
Artur Zheji dhe Skënder Minxhozi

Kanë nisur replikat në emisionin “Real Story” mes dy analistëve, Artur Zheji dhe Skënder Minxhozi, të cilët kanë deklaruar se Sali Berisha ka qene një provokator i paparë.

“Do doja të përdorja një batutë Kapi dhe S’kapi. Do thoja që Doktori ka qene një provokator i paparë ndaj atij S’kapi dhe duket sikur e vuri ai përpara një përgjegjësie SPAK të vepronte në bazë të gjithë proceduarave përkatëse. Kjo do të thotë thotë që mospërputhja me mbrojtjen e Kushtetuës, atij nuk i pi ujë as kjo gjë. Nuk jam dakord me Minxhozin. Tani është një situatë e dhimbshme”, tha Zheji.

“Berisha ndodhi në këtë pikë që ndodhet dhe ne nuk e dinim derisa u verifikua pas nisjes së hetimeve. Ndodhet sepse ai sot nuk ka asnjë franksion të suportit popullor dhe të atyre protestuesve që Lulzim Basha i kishte në çdo njërën prej 8 revoltave të protestave kombëtare, jo shumë larg prej këtej, por në vitin 2019. Nëse PD-ja do të kishte vetëm 1/10 e atyre njerëzve, do t’i mjaftonin që ai ta fuste Tiranën në një lloj turbullire.

Besoj që biem dakord për këtë gjë, që kjo gjendje e re e Berishës është një gjë që ne po e zbulojmë dora dorëës. Mjafton që të shohim atë copë letër, e cila shumë pak kohë më parë do na dukej një sajes me Inteligjencën Artificiale“, tha Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat