Kikia parashikon ‘fatin’ e Berishës pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit

Shqipëria

Kikia parashikon ‘fatin’ e Berishës pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:41
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia në një studio televizive ka komentuar vendimin e sotëm të SPAK me kërkesë ndaj Kuvendit me kërkesë për aprovimin e autorizimit ndaj ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë i kënaqur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që pritet të merret ndaj tij.

Kikia thotë se kjo është mundësia më e mirë që Berisha të tërhiqet, pasi nuk arriti që të nxisë reagimin qytetar dhe protestat, për çështjet që ka ngritur në Kuvend.

Ai tha se aksioni opozitar prej disa kohësh kishte ngecur në të njëjtën pikë dhe nuk mund të vijonte më.

“Reforma në Drejtësi u ndërmor nga aktorë jashtë politikës shqiptare, në një vend ku pandëshkueshmëria ishte në alarme të frikshme. Po zbatohet në një vend ku mes të tjerave politika dhe politikanë që e kontrollojnë këtë biznes prej 3 dekadash, megjithë dyshimet për afera, vazhdojnë të jenë të njëjtët aktorë. Sduhet të bëjmë të habiturin kur themi pse edhe me çështje penale duhet të largohen politikanët nga Shqipëria?

Po futem në teori konspirative, unë mendoj që mund të jetë edhe vetë Berisha i kënaqur me këtë masë. Sepse aksioni politik i PD kishte ngecur në një ngërç. Kishte javë që vazhdonte me të njëjtën metodologji, shko në Parlament, përmbys karriget.

Berisha do të tërhiqet them unë dhe mënyra më e mirë për t’u tërhequr sesa kjo, që ta mbyllin në shtëpi, nuk ka. Berisha nuk po nxiste dot atë reagim masiv qytetar, për ta detyruar qeverinë të plotësonte kërkesat që ishin gati gati ta detyronin Ramën të largohej. Pra ose do fikte tymueset dhe do të dorëzohej, ose do të shkonte në këtë pike”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat