I dënuar me burgim të përjetshëm, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Shqipëria

I dënuar me burgim të përjetshëm, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën, duke kërkuar edhe konfiskimin e tyre.

Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, mes tyre edhe nje audi luksoz.

Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvinës. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2750 Euro.

Kujtojme qe Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

SI NDODHI ATENTATI

Në nentor 2019 Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat