Frrok Çupi: Basha ka shansin të ndërtojë një PD të vërtetë dhe pro perëndimore

Shqipëria

Frrok Çupi: Basha ka shansin të ndërtojë një PD të vërtetë dhe pro perëndimore

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi theksoi se pas goditjes së Sali Berishës nga drejtësia, PD ka një shans që të rimëkëmbet. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Çupi shtoi se Lulzim Basha ka shansin që të ndërtojë një parti të vërtetë, pro perëndimore dhe të respektueshme.

“PD ka një shans të shëndetësohet.

Berisha ka bërë një nder shumë të madh që ka marrë turmat me vete sepse me siguri që vërtet janë sa të korruptuar, hileqarë, të dëmshëm për vendin dhe PD.

Kështu që shansi i Lulzim Bashës është të ndërtojë një PD të vërtetë, pro perëndimore dhe një PD, e cila më duhet të besoj se do të respektojë marrëdhëniet me aleatët.”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat