Digjet banesa në në fshatin Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari

Shqipëria

Digjet banesa në në fshatin Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Lushnjë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat