Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, mbahet në Gjykatën e Elbasanit seanca për katër të miturit

Shqipëria

Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, mbahet në Gjykatën e Elbasanit seanca për katër të miturit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Në gjykatën e Elbasanit është duke u mbajtur seanca paraprake për 4 të miturit, të cilët në Maj të vitit 2023, vranë me thikë 15-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh.

Ndaj te miturve rëndojnë akuza të renda si “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” e 15-vjeçarit Fatjon Bici, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L.

Seanca paraprake e një jave më parë është shtyrë pasi i mituri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje, e kishte marrë njoftimin për t’u paraqitur bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor. Në këtë proces të miturit në konflikt me ligjin përfaqësohen nga avokatë kryesisht të caktuar nga gjykata, pasi familjet e tyre e kanë të pamundur të paguajnë një përfaqësues ligjor.

Të arrestuarit për vrasjen e kryer në bashkëpunim Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi, kërkuan një ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, në korrik të këtij viti, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat