“Asnjë deputet i opozitës s’lejohet të futet”, Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe

Shqipëria

“Asnjë deputet i opozitës s’lejohet të futet”, Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Sali Berisha

Teksa pritet të nisë seanca plenare e ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës nuk po lejohet të futet në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë.

Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni.

Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat