Reforma zgjedhore, Bardhi: Ka një pakt mes atyre që drejtojnë komisionin për të

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Bardhi: Ka një pakt mes atyre që drejtojnë komisionin për të

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:15
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se komisioni i reformës zgjedhor qëllimisht zvarrit mbledhjet për të mos çuar përpara këtë reformë, ndërsa hedh dyshime se ka një pakt midis grupimit të Lulzim Bashës dhe socialiste për të mos bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një reformë zgjedhore që i garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Janë të paktën dy raporte për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe ato lokale të vitit 2023.

Pa një reformë zgjedhore me konsensus është e pamundur që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. OSBE/ODIHR ka vënë në pikëpyetje lirshnmërinë e votës.

Duket qartë që ka një pakt mes atyre që drejtojnë sot komisionin e reformës zgjedhore për të mos e çuar përpara këtë reformë. Po skadon edhe afati i ri dhe nuk kanë bërë përpjekje minimale për t’u mbledhur një herë. Qëllimi është ta bllokojnë dhe prandaj nuk pranojnë propozimin e opozitës për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore sepse ndryshimi i përbërjes do të thotë fillimi i punës së komisionit për ta realizuar reformën zgjedhore”, theksoi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat