Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e bëjë arrestin në selinë e PD

Shqipëria

Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e bëjë arrestin në selinë e PD

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Ylli Manjani dhe

Çështja “Berisha” është kthyer në temë debati mes ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Arjan Çani.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euroneës Albania, Manjani theksoi se shkresa e SPAK është provokim i rëndë për Parlamentin, gjë që u kundërshtua nga Çani.

Ky i fundit, teksa foli për masën e sigurisë theksoi se nëse Berisha zgjedhë të bëjë arrestin në shtëpi, do zgjedhë selinë e PD-së.

Pjesë nga debati:

Manjani: Shkresa e SPAK është provokim shumë i rëndë ligjor që ia ka  çuar Parlamentit.

Çani: Po pse mos të vendos parlamenti.

Manjani: Formalisht, SPAK heq përgjegjësinë nga vetja e vet.

Çani: Berisha edhe pse e dinte se po vinte një armik i tmerrshëm për ta vrarë, nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kishte shumë mundësi, por tani është vonë. Berisha në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, të vdesë si hero. Ligji e lejon Berishën të zgjedhë vendin se ku do e bëjë masën e arrestit, në shtëpi, në zyrë. Berisha mund të zgjedhë që ta bëjë arrestin në selinë e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat