Shifra tronditëse, Çani: Humbja e madhe e Greqisë, sa i kushtoi çështja “Beleri”

Shqipëria

Shifra tronditëse, Çani: Humbja e madhe e Greqisë, sa i kushtoi çështja “Beleri”

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:32
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, foli për veton e Greqisë ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se Greqisë i ishin premtuar nga Gjermani 20 miliardë euro nëse do të hiqte veton, por refuzoi ta bënte duke humbur dhe shumën në fjalë.

Sipas tij, Greqia nuk e bëri këtë për Fredi Belerin po për minoritetin grek që jeton në Himarë.

“Sot Greqia ka humbur mbi 20  miliardë euro që ishte programi nga Samiti. Kjo do të ndodhte nëse i hiqte veton Shqipërisë, pas kërkesës së kancelarit gjerman. Greqia tha jo dhe iku 20 miliardë. Mendon se do të humbiste për Belerin 20 miliardë. Nuk e bëri për të mbrojtur Belerin por shtetasit e vet. Është në Konventën Evropiane, që Beleri është i zgjedhur dhe ai duhet të betohet. “-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat