Ra në lumin Fan teksa po shkonte në shtëpi, humb jetën 70-vjeçarja

Shqipëria

Ra në lumin Fan teksa po shkonte në shtëpi, humb jetën 70-vjeçarja

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një 70-vjeçare ka humbur jetën në pasi ra aksidentalisht në lumin Fan. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin në Pukë, për të shkuar në banesën e saj në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum.

Bëhet fjalë për D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Trupi i viktimës është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Pukë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat