A u porosit vrasja e të dënuarit nga jashtë burgut? Gazetari jep detaje

Shqipëria

A u porosit vrasja e të dënuarit nga jashtë burgut? Gazetari jep detaje

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:13
Gazetari Eni Ferhati

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të premten në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit të premten.

I dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi mbeti i vrarë ndërsa dy të dënuar të tjerë, Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqe mbetën në plagosur.

Autori i krimit është një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj i arrestuar në vitin 2015 kur vrau dy turistë çekë në tentativë për t’i grabitur.

Dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë plotësisht, aq më tepër që krimi është kryer me armë zjarri e cila nuk dihet si është futur brenda një burgu të sigurisë së lartë.

Gazetari Eni Ferhati tha se nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Lleshit, i arrestuar në Angli për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të jetë e porositur nga jashtë për hakmarrje.

Kjo pasi lidhur me vrasjen e Agim Hoxhës në Angli, bilanci i viktimave për hakmarrje në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

“Jemi në kushtet e cenimit të sigurisë kombëtare, ngjarja ka disa dimensione, përfshirjen e krimit edhe nga jashtë burgut. Kemi pasur raste të eksponentëve kriminalë që e kanë vijuar veprimtarinë kriminale edhe brenda burgut nga ku kanë porositur edhe vrasje. Nëse për hakmarrje të mundshme individë të caktuar kanë mundësinë të afrohen pranë burgut duke përdorur një dron dhe në limitet e kohës autori që mund të jetë porositur për ta kryer këtë vrasje kryen krimin, kjo mund të jetë në limitet shqetësuese ku gjendet sot sistemi penitenciar në raport me krimin jashtë. Nëse arma me të cilën është kryer vrasje dhe 2 plagosjes që mund të kenë qenë edhe të paqëllimshme, nga ana tjetër është hipoteza e futjes së armës me dron vë në pikëpyetje sigurinë e burgut të sigurisë së lartë”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat