Largimi nga PD, Agron Shehaj: Shqipëria ka nevojë për alternativë të vërtetë dhe politikanë të besueshëm

Shqipëria

Largimi nga PD, Agron Shehaj: Shqipëria ka nevojë për alternativë të vërtetë dhe politikanë të besueshëm

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj, i cili u largua nga Partia Demokratike për të krijuar një forcë tjetër politike, thotë se e mori këtë vendim, pasi Shqipëria ka nevojë për alternativë të vërtetë dhe politikanë të besueshëm.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Shehaj u shpreh se detyra e një politikani, është që të dëgjojë problemet e qytetarëve.

Sipas Shehajt, ajo që i pengon shqiptarët më së shumti, është mungesa e mundësive në vendin e tyre.

“Nuk mund të flas për ndonjë çmim për fitoren e lirisë. Çfarë do bëj? Do bëj atë që mendoj se duhet bërë, se Shqipëria ka nevojë për një forcë politike, ka nevojë për një alternativë të vërtetë. Unë mendoj se një alternativë duhet të jetë e besueshme, duhet të ketë politikanë të besueshëm, duhet të dëgjohen qytetarët, votuesit, kjo është detyrë e një politikani. Duhet gjetur mënyra për t’i dhënë atë që unë mendoj se i mungon. Një qytetar që na sheh, thotë; gjendja e tyre ekonomike, pjesa më e madhe do të fitojë më shumë, do të jetojë më mirë dhe do që politikanët t’i japin zgjidhje problemit. Problemin më të madh dhe zgjidhjen e duan për gjendjen e tyre ekonomike. Duhet një qasje e re në lidhje me këtë.  Ajo që i pengon shqiptarët, pjesën më të madhe është mungesa e mundësive, nuk ka mundësi”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat