Moti i keq rrëzon pemën e Krishtlindjeve në Lezhë

Shqipëria

Moti i keq rrëzon pemën e Krishtlindjeve në Lezhë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mesditën e djeshme, moti i keq ka shkaktuar rrëzimin e pemës në qytetin e Lezhës.

Ai ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti”, si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona, por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtër me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë, të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat