Temperatura deri në -5 gradë celsius, meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti përgjatë fundjavës

Shqipëria

Temperatura deri në -5 gradë celsius, meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti përgjatë fundjavës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:08
Lajda Porja 

I ftohti parashikohet të përfshijë Shqipërinë duke filluar nga dita e shtunë. Kjo si pasojë e masave polare që do të deportojnë në  Gadishullin e Ballkanit shpjegon Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb”. Dita më e ftohtë do të jetë e diela ndërsa Qarku ku parashikohen vlerat më të ulëta të termometrit Dibra.

“Dita e diel do të jetë dhe dita më e ftohtë ku presim vlera -6 gradë, Qarku i Dibrës vlerat më të ulëta më pas do të pasohet Korçën -4, -5 gradë.Maksimalet përgjatë fundjavës  do regjistrojnë 13 gradë, në Qarkun e Vlorës.”

Problematike parashikohet të jetë parametri i erës.

“Erë e fortë mbi 60 km në orë që do të sjellë probleme me trafikun detar,  do të fryjë nga verilindja dhe do të bëjë që i ftohti të ndjehet më shumë”.

Përmirësim i parametit të erës parashikohet duke nisur nga e marta kur pritet dhe rritje graduale e temperaturave  të ajrit. Ndërsa reshjet e shiut dhe borës të pranishme në disa prej Qarqeve  pritet të largohen nga vendi mesditën e të shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat