Plagosje me armë zjarri në Shkodër/ Policia vihet në ndjekje të autorit, i lënduari futet direkt në sallën e operacionit

Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në Shkodër/ Policia vihet në ndjekje të autorit, i lënduari futet direkt në sallën e operacionit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë paradites së sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, tek zona e këmbimit valuator.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Ndaj tij është qëlluar katër herë.

Autori dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Po ashtu “blutë” janë vënë në ndjekje të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat