Atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autor/ E plagosi për shkak të një borxh

Shqipëria

Atentati ndaj 40-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autor/ E plagosi për shkak të një borxh

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Autori i cili plagosi 40-vjeçarin Aleksandër Curaj në Shkodër është identifikuar nga policia.

Sipas informacioneve 59-vjeçar D.B ka qëlluar katër herë drejt 40-vjeçarit dhe është larguar me biçikletë, ndërkohë ky i fundit vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur Curaj për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Po vazhdojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 59-vjeçarit.

Një dëshmitare në vendin e ngjarjes tregon se si ndodhi plagosja e Aleksandër Curajt dhe thotë se pasi ka dëgjuar të shtënat i ka shkuar në ndihmë.

“Unë isha duke lypur dhe i dhashë ndihmën, unë nuk e njoh, e kanë parë të gjithë ngjarjen, ndenji 10 minuta, as 10 minuta, i thashë jepini ndihmë, erdhi polici rrugor dhe i dha ndihmën, në stomak e kishte problemin, këtu e kishte plagën, gjak shumë, në këmbë, unë i dhashë ndihmën e parë, kurrkush nuk i dha, e pashë që ishte…dhe e ndihmova”, tha gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat