Sali Berisha pa imunitet/ Pas Këshillit, votimi për arrestimin në Kuvend

Shqipëria

Sali Berisha pa imunitet/ Pas Këshillit, votimi për arrestimin në Kuvend

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 16:16
Mbledhja

Komisioni i Mandateve voton pro heqjes së imunitetit për Sali Berishën. Të gjashtë anëtarët e komisionit votuan pro heqjes së imunitetit për ish kryeministrin.

Pas mbledhjes së Këshillit, pritet të zhvillohet votimi në Kuvend, çka i hap rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ish kryeministri është nën hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”, nga privatizimi i të cilit, sipas prokurorëve, dhëndri i Berishës përfitoi 5 milionë euro.

Për këtë, lideri i Foltores u vu nën hetim nën masën detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë vendit, por Berisha nuk iu bind me argumentin e kishte imunitet.

Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër ndaj tij, me arrest në burg, apo shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat