Veting-u po çmonton “Trekëndëshin e Bermudës” dhe po instalon shtetin ligjor - po vjen ndryshimi

Shqipëria

Veting-u po çmonton “Trekëndëshin e Bermudës” dhe po instalon shtetin ligjor - po vjen ndryshimi

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:11
Skënder Kapiti

Në Shqipëri drejtësia, demokracia, shteti ligjor dhe progresi, zhvillimi e integrimi ishin bllokuar dhe ishin marrë peng nga korrupsioni. Vetting-u në drejtësi po çmonton korrupsionin politiko-juridik, po cmonton korrupsionin nga sistemi,po dekriminalizon shtetin, drejtësinë dhe politikën.

Pra Vetting-u po sjell ndryshimin, dhe pashmangshmërisht si politikë do vijë në pushtet ajo politikë e cila do ndahet nga e shkuara, nga fantazmat e së shkuarës dhe nga krimi e korrupsioni i tranzicionit. Në pushtet dhe e ardhmja i përket asaj politike e cila është në sinkron me politikën amerikane të luftës kundër korrupsionit dhe të demokracisë ligjore. E ardhmja i përket asaj politike që mbështet Veting-un . Është hipokrizi ajo se cfarë ka ekspozuar rithemelimi apo foltorja në lidhje me Vetting-un dhe SPAK-un. Të gjithë deputetët, pra edhe këta të Foltores votuan për SPAK-un , por cuditërisht në praktikë deputetët foltoristë janë krejtësisht kundër SPAK-ut dhe madje edhe protestojnë kundër SPAK-ut dhe Veting-ut. Dhe në realitet dhe më serizë proVetting-ut, për Vetting-un në drejtësi dhe në politikë dhe për luftën kundër korrupsionit janë Basha e PD, si alternativë politike antikorrupsion, pro-Vetting dhe pro-SHBA për ndryshimin, dhe prandaj kanë edhe mbështetje nga SHBA dhe BE.

Viti 2023 shenoi si më pozitive në aspektin juridik faktin se ky vit ishte si Viti i Vetting-ut në drejtësi , si viti ku për herë të parë në Shqipëri drejtësia foli sipas ligjit dhe të drejtës, vit i cili shënon edhe fillimin dhe seriozitetin për funksionimin e shtetit ligjor. Kjo pasi SPAK-u ka bërë të mundur arrestime, dënime dhe hetime për njerëz të pushtetshëm ministra,ishzëvëndëskrueminista, drejtorë e kryebashkiakë, gjyqtarë e prokurorë dhe tani po hetohet edhe ishkryeministri Sali Berisha, gjë kjo, as që paramendohej të bëhej në kohët para-SPAK.Vetting-u është reforma më e madhe në Historinë e Shqipërisë.

Nga zhvillimet politike viti 2023 shënoi dhe vertetoi se alternativa e ndryshimit janë Basha dhe PD, si forca politike e besueshme dhe në rritje, pasi është e vetmja politikë antikorrupsion dhe thellësisht pro-VETTING dhe pro-SHBA, gjë e cila është në përputhje edhe me ato se cfarë presin dhe duan shqiptarët..

Por si ka mundësi kjo embargo mediatike televizive dhe gazetareske për aktivitetin e PD-së.

Dhe kjo shpjegohet vetëm me faktin se mediat kryesore gazetareske dhe televizive në Shqipëri janë mercenare, materialiste, të korruptuara dhe politike, ortake dhe komponentë të qeverisë Rama dhe të “Trekëndëshit të Bermudës”, të cilët i tmerron alternativa politike antikorrupsion , proVETING dhe pro-SHBA e Bashës dhe e PD-së.

Beteja anti-Basha dhe anti-PD e politikës së vjetër, e asaj që unë e kam quajtur si Trinomi i së Keqes para 5 vitesh, kjo betejë apo ky komplot anti-Basha u ekspozua hapur kur Basha deklaroi plaformën për cmontimin e sistemit korruptiv të asaj që Basha e ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Basha në ato kohë pavarësisht se ai kishte ashtu sikursec që ka edhe sot mbështetjen e SHBA-ve, është për të ardhur keq përata deputetë të cilët e braktisën Bashën dhe i kërkuan atij dorëheëqjen e që më vonë po keta dolën edhe hapur kundër tij dhe PD-së pasi kishin qenë foltoristo-berishistë të fshehtë, dhe këta iu bshkuan edhe grupit foltorist besnik të Berishës kundër edhe SHBA e SPAK-ut. Por koha, si gjykatësi më i mirë vetetoi se Basha ishte me të vertetën , me të drejtën , me demokracinë , në anën e historisë dhe pro-SHBA-ve.

Ajo se cfarë është evidentuar gjatë këtyre 2 viteve për Bashën dhe për PD-në, janë zhvillimet në PD ,demokratizimi dhe Veting-u brënda saj në përballje dhe sfidë me sistemin e kalbur kriminal të “Trekëndëshit të Bermudës”, kjo rezulton tashmë në faktin që Basha dhe PD po vijnë, po vijnë në pushtet.

Dhe sa keq që shumica e demokratëve i shkuan pas Sali Berishës edhe kundër SHBA-ve, dhe sa dëm të madh i bëri Foltorja PD-së dhe demokrtastëve e Shqipërsë në rolin e saj si “opozitë” që i dha oksigjen Rilindjes socialiste

Kjo periudhë 2 vjecare, që kur Basha dëboi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe në vazhdimësi kjo është një periudhë kohe zhvillimore e madhe dhe e rëndësishme brënda PD-së;ishte koha dhe vazhdon akoma një beteje mes progresit dhe regresit; mes demokracisë dhe pseudodemokracisë; mes antikorrupsionit dhe korrupsionit; mes proamerikanizmit real dhe fallcoproamerikanizmit; beteja mes të vërtetës dhe të pavërtetës; mes të drejtës dhe të padrejtës brënda PD-së.

Kjo është kohë e shkurtër por që e ka pasuruar së tepërmi historikun e PD-së. Historia e PD-së nuk është vetëm ajo që lidhet me atë që i trumbetohej vetëm si meritë e liderit “historik” , por që mjerisht lideri historik e coi keq dhe rëndë PD-në në këto vite, pothuajse gati në shpërbërje, gjë kjo për të cilën Berishën do ta kujtojë edhe për këtë historiku i PD-së.

Pavarësisht se politika e pushteti dhe ”Trekëndëshi i Bermudës” në aleancë me korrupsionin mediatik mercenar dhe me oligarko-mafinë u munduan që ta eklispsojnë gjithë aktivitetin e PD-së dhe të Bashës gjatë vitit 2023, si dhe festën e demokratëve me 11 Dhjetor 2023, ky event madhështor të cilit i kanë paraprirë më pare edhe zgjedhja e Bashës në krye të PD-së, mbajtja e Kuvëndit Kombëtar, zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe e kryesisë së PD-së në mënyrën më shëmbullore dhe demokratike për herë të parë në një parti politike shqiptare të këtij tranzicioni, dhe të gjitha këto zhvillime, vetë pjesmarrja, entuziazmi dhe shpresa e shqiptarëve për ndryshimin treguan dhe vertetuan se besimi e shpresa janë te Partia Demokratike dhe te Lulzim Basha, të cilët do vijnë pashmangshmërisht shumë shpejt në pushtet.

Në Shqipëri duhet bërë ndryshimi për të ndëshkuar korrupsionin qeveritar të sotëm dhe për t’u ndarë njeherë e përgjithmonë nga tranzicioni kriminalo-korruptiv i regjimeve të paskomunizmit si dhe nga fantazmat e komunizmit që kanë uzurpuar shtetin, shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Por këtë ndryshim nuk e bëjnë as korrupsioni i sotëm dhe as ish-korrupsioni dhe ish të korruptuarit e grupuar te Rithemelimi apo te grupimi i të korruptuarve.

Nuk e bëjnë ndryshimin riciklimi në pushtet i po të korruptuave dhe as ata të shpallurit non grata për korrupsion si Berisha me të afërm dhe me kompaninë e grupit të interesit korruptiv në krye të rithemelimit dhe as falangat e oktapodit mafio-oligarkik korruptiv jashtë tij. Nuk i beson më askush Berishës, as grupit të “Vullnetarëve të Saliut”, as besnikëve rreth tij te Foltorja që mbështesin akoma non gratën. Demokratëve tashmë u është bërë e qartë se nuk ka pushtet dhe as fitore me Foltoren dhe me Berishën të cilët janë tkurrur në një grup interesi e korrupsioni në grupin na bashkoi korrupsioni dhe non grata.

Koha, edhe ky farë Kuvendi i Foltores së 2 Dhjetorit 2023 vertetoi se Berisha me të tijët e kanë shfrytëzuar prej dekadash PD-në për interesa personale e familjare, se këta ia kanë sabotuar betejën politike Lulzim Bashës dhe PD-së për të ardhë në pushtet, dhe me sabotimin hipokrit e tinzar Berisha me CO. donin e synonin për t’a justifikuar alibinë se pa Berishën nuk ka PD dhe as fitore.

Edhe nëse Basha do t’i kishte fituar zgjedhjet e sigurt do ishte se Qeverinë do ta kishte drejtuar përsëri Berisha, ata humbësit e mëdhenj të qershorit 2013 dhe LSI me Metën e Kryemadhin, gjë të cilën unë e kisha paralajmëeuar që para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Duhet një alternativë ndryshe dhe e pastër dhe jo mbartëse e së shkuarës komuniste dhe as e infektuar, e kriminalizuar dhe me rekorde korrupsioni.

Dhe kjo alternativë është Basha dhe PD.

Fakti që Basha dhe PD duhet të ishin në pushtet që me 25 Prill 2021 ,ku Bashës iu grabit fitorja nga pushteti i Ramës dhe se Bashës ia sabotuan fitoren edhe politika e vjetër brënda PD-së, punuan kundër Bashës: Topalli, Patozi, Hajdari me partitë e tyre satelite të pushtetit të Edi Ramës si dhe ishdeputetët të cilët Basha nuk i kishte listuar në lista për deputetë. Pra, përvec përballjes së Bashës me makinerinë korruptive të qeverisë së Edi Ramës, Basha kishte edhe kundërshtarë brënda PD-së dhe LSI-në me Metën.

Unë këtë konkluzion timin e kam bërë publik e mediatik që para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, por që e vertetoi koha sidomos pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA, dhe po e verteton koha akoma dhe më shumë edhe sot me atë se cfarë roli të madh po luan SPAK për Vetting-un në drejtësi , në politikë, dhe patjetër edhe për Vetting-un shoqëror dhe atë për mediat.

Them se po vjen si kryeministër Lulzim Basha sepse atij iu grabit fitorja me 25 Prill 2021.Përsëri them se po vjen Basha dhe PD sepse pasi Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, në PD-në institucionale u krijua një vakum, një mungesë e madhe lidershipi, pasi askush nuk kishte autoritetin, as guximin dhe as aftësinë për ringritjen dhe reformimin e PD-së për të ardhur ajo në pushtet

Duke e pare këtë, kryesisht të rinjtë, dhe duke e ndjerë dhe vleresuar se Basha duhej të kthehej në krye të PD-së , ata e ftonin Bashën në takime pasi i besonin atij dhe vizionit të tij si më meritori për të qënë në ktrye të PD-së dhe opozitës për të bërë e sjellë ndryshimin.

Zhvillimet në PD gjatë vitit 2023: zgjedhjet transparente për kryetar të pd-së që rizgjodhën bashën në krye të saj.

Edhe mbajtja e kuvendit kombëtar, zgjedhja e këshillit kombëtar dhe e kryesisë së PD-së, në fakt ato ishin vetting-u politik në PD. Këto zhvillime janë premisa dhe tregues të asaj se PD dhe Basha do të vijnë në pushtet.

Kjo sepse të gjithë të zgjedhurit në strukturat e larta drejtuese të PD-së aty nuk ka individë me të kaluar e as me trashëgimi komuniste, nuk ka as individë me kusure e me rekorde korrupsioni. PD është e hapur dhe fton rininë, intelektualët profesionistë dhe të vërtetë, fton që të angazhohen e të integrohen në politikë shtresa e të persekutuarve nga ish-diktatura, pra është një parti e vërtetë demokratike dhe gjithperfshirëse.

Këto fakte dhe të tjera tregojnë se opinioni i gjerë gjithnje e më shumë dhe përditë po i beson dhe ka shpresën se ndryshimin do e bëjë Partia Demokratike me qeverisjen e saj me kryeministër z. Basha.

Foltorja politikisht vazhdon në aktivitetin e saj vetëm në shërbim të interesit të kryetarit të saj dhe të deputetëve brënda saj. Një aktivitet nëse mund të quhet politik brënda një rrethi vicioz pa shpresë dhe në dëshpërim , si një veprim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë, si aktivitet i cili vetëm demokratëve dhe opozitarizmit si dhe interesit publik e kombëtar po i bën dëm, si aktivitet që i jep oksigjen pushtetit Ramës.

Këto zhvillime në Partinë Demokratike në përballje me realitetin e zymtë ku e ka zhytur vëndin politika e vjetër i japin të drejtë Bashës dhe PD-së për të ardhur në pushtet, sepse Basha dhe PD janë në anën e duhur të demokracisë, të historisë, të SPAK-ut, të Vetting-ut politik, të antikorrupsionit dhe të proamerikanizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat