Gjykata e Elbasanit vendos “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarëve, njëri prej tyre “detyrim paraqitjeje”

Shqipëria

Gjykata e Elbasanit vendos “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarëve, njëri prej tyre “detyrim paraqitjeje”

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarëve për ngjarjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej detyrim parqitjeje.

Nga ana tjetër mbrojtja pretendon se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit.

Sipas mbrojtjes disa prej tyre nuk kanë asnje lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi shërbejnë në sektore të tjera.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se drejtori i burgut ka dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.

“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim”, kanë deklaruar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat