“Do i fusësh 2 plumba pas koke”, gazetari Artan Hoxha tregon si u porosit vrasja e tij nga burgu

Shqipëria

“Do i fusësh 2 plumba pas koke”, gazetari Artan Hoxha tregon si u porosit vrasja e tij nga burgu

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka treguar një rast që lidhet pikërisht me të, ku hallkat e drejtësisë kanë funksionuar ashtu siç e do ligji. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha ka folur për porositjen e vrasjes së tij nga eksponentë kriminalë.

Artan Hoxha: Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis Sokol Mjaçajn sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie.

Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet. Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda.

Nuk është hera e parë. Unë kam pasur raste që kam denoncuar vetë institucionet që nga burgu më ka ardhur ky informacion. Ka pasur raste të tjera që nga burgu, vetë institucioni ka kapur, interceptuar me përgjim dhe është dhënë urdhër që i thonë “gazetari filan”, do të marrësh pistoletën dhe motorin në filan vend, konkretisht për mua dhe “do i fusësh 2 plumba pas koke”. E kanë kapur atë dhe unë gjej rastin t’i përshëndes sepse më kanë shpëtuar. Nga ai rast, nga SHKB-ja i është çuar Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka njoftuar komisariatin në zonën ku jetoja unë dhe komisariati më ka marrë në mbikqyrje, në këto raste sistemi ka funksionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat