“Arma për Sokol Mjaçaj është futur nga persona të tretë”, Hoxha: Pagesën e kësaj ngjarje e merr…

Shqipëria

“Arma për Sokol Mjaçaj është futur nga persona të tretë”, Hoxha: Pagesën e kësaj ngjarje e merr…

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha thotë se Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë brenda burgut teksa shton se pistoleta është futur nga persona të tretë brenda qelisë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha shprehet se pagesën për ngjarjen kriminale në burgun e Peqinit të kryer nga Sokol Mjaçaj e merr tjetër kush dhe jo ato brenda.

Artan Hoxha: Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie. Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet. Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda.

 Nuk është hera e parë. Unë kam pasur raste që kam denoncuar vetë institucionet që nga burgu më ka ardhur ky infromacion, Ka pasur raste të tjera që nga burgu, vetë institucioni ka kapur, interceptuar me përgjim dhe është dhënë urdhër që i thonë “gazetari filan”, do të marrësh pistoletën dhe motorin në filan vend, konkretisht për mua dhe “do i fusësh plumba pas koke”. E kanë kapur atë dhe unë gjej rastin t’i përshëndes sepse më kanë shpëtuar. Nga ai rast, nga SHKB-ja i është çuar Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka njoftuar komisariatin në zonën ku jetoja unë dhe komisariati më ka marrë në mbikqyrje, në këto raste sistemi ka funksionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat