​“Burg për deputetët që shpifin”, Basha dorëzon në Kuvend projektligjin

Shqipëria

​“Burg për deputetët që shpifin”, Basha dorëzon në Kuvend projektligjin

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:10
Lulzim Basha

“Deputetët që shpifin në Parlamentin shqiptar, apo në deklarime publike duhet të dënohen me burg”.

Kjo është kërkesa që ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, nëpërmjet një amendamenti në Kodin Penal.

Sipas propozimit të Bashës, kur kjo vepër kryhet nga të zgjedhurit gjatë kohës së ushtrimit të mandatit në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, duhet të konsiderohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Aktualisht ndëshkimi në Kodin Penal të Shqipërisë për këtë vepër parashikohet vetëm dënimi me gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat