Mes tensionesh e përleshjeve në Kuvend, miratohet pro lejimi i arrestimit të Sali Berishës - ja çka thotë ai

Shqipëria

Mes tensionesh e përleshjeve në Kuvend, miratohet pro lejimi i arrestimit të Sali Berishës - ja çka thotë ai

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:19 Përditësuar në ora: 11:02 më 21.12.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

A do respektoni vendimin e Gjykatës? Berisha flet nga selia pas heqjes së imunitetit

Sali Berisha ka mbajtur fjalën nga selia blu, pas heqjes së imunitetit  në Kuvend, ku mazhoranca votoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK.

I pyetur nëse do e respektoj vendimin e Gjykatës, Berisha u shpreh se çdo masë që është marrë ndaj tij është ilegjitime, ndërsa e ka konsideruar si hakmarrje politike këtë gjë po ndodh.

Mes tjerash  Berisha nënvizoi se ndihet më i vendosur se kurrë.

“Jam më i fortë se kurrë.  Më i vendosur se kurrë, në mbrojtje të kauzës opozitare. Kjo kauzë do të triumfojë. Nuk ka forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhjet e krimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve do i ketë ditët e numëruara. Rama do përfundoj si gjyshi i tij Enver Hoxha.

Çdo gjë që është marrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka diskutim. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje politike”-tha ai.

Mbyllet protesta e Rithemelimit, Berisha dhe mbështetësit shkojnë në seli

Është mbyllur brenda pak minutash protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e jashtme të parlamentit.

Berisha në fjalën e mbajtur para protestuesve pas heqjes së imunitetit nga parlamenti tha se vendimi është antikushtetues dhe i paligjshëm.

“Ju keni lënë çdo gjë dhe jeni grumbulluar sot këtu, në një moment në të cilin bandat dhe krimi i përfaqësuar nga Edi Rama, Taulant Balla, deputetë dhe qeveritarë delinkuentë, menduan se do shpëtojnë duke hequr imunitetin e Sali Berishës dhe autorizuar bandat e tyre për arrestimin e tij.

Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata sot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë, tmerrin që përjetojnë sepse dështuan në sipërmarrjen e tyre më kriminale në historinë e demokracisë, sipërmarrjen e krijimit të opozitës fasadë, sipërmarrjen e realizimit të ëndrrës së Edi Ramës për një narkoshtet pa opozitë, për një paqe në qeverisjen e tij, të njëjtë me atë që kishin etërit e tij barbarë.

Por siç tregoi historia e këtyre dy viteve, opozita shqiptare rezistoi, u ngrit mbi të gjitha pushtetet e krimit në Shqipëri, u ngrit mbi të gjithë agresionin e mafies ndërkombëtare që do një Shqipëri moniste, protektorat të krimit, drogës dhe narkoshtetit.

U ngrit jashtë çdo parashikimi dhe i kalli tmerrin regjimit të krimit në Tiranë.

Ndaj dhe ata, në një përpjekje fund e krye antiligjore, në një përpjekje fund e krye antikushtetuese, në një përpjekje të bazuar në shpifjen, trillimin, manipulimin e mijëra e mijëra dokumenteve zyrtare, mendoi se duke vepruar në këtë mënyrë si sot, do mund të bjerë në qetësi.

Unë kam bindjen se kjo ditë do jetë një ditë frymëzimi për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, një ditë që do u rikujtojë atyre se misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë, të përmbysim narkodiktaturën, regjimin e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Ju jeni dëshmitarë se prej muajsh ne kemi denoncuar me fakte, me dokumente dhunimin e tmerrshëm të zgjedhjeve”, deklaroi Berisha mes të tjerash në fjalën e tij.

Pas mbylljes së seancës Berisha i shoqëruar nga mbështetësit u nis për të shkuar në ambientete e selisë blu.

Kujtojmë se me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Sali Berishën.

Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.

Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Duke qenë se opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe ndezi tymuese në sallë, punimet e Kuvendit u mbyllën memjëherë pas kalimit në votim të pikave në rendin e ditës.

“O Sali o hero, Shqipëria ty të do”, Berisha pritet me ovacione nga protestuesit

Deputeti i PD, Sali Berisha është nga sot pa mbrojtje politike pasi Kuvendi votoi më 75 vota për heqjen e imunitetit të tij.

Pas votimit mes tensioneve të kërkesës së SPAK, Berisha ju bashkuar protestuesve që ishin mbledhur jashtë parlamentit të cilët e kanë pritur me ovacione.

“O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”, janë dëgjuar të brohorasin mbështetësit e Berishës.

Në deklaratën e tij para mediave pas vendimit të kuvendit, Berisha tha se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Berisha e cilësoi vendimi një akt antikushtetues, i cili sipas tij do të përballet me aksionin më të madh opozitar nën moton “O sot, o kurrë”.

Vendim i sotëm i Kuvendit i hap rrugë SPAK të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj Berishës siç është arresti me burg ose arrest shtëpie.

Kuvendi i hoqi imunitetin, procedurat që do ndiqen për Sali Berishën

Me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Pas vendimit të Kuvendit, një korrier i Parlamentit vjen në SPAK dhe i dorëzon të protokolluar vendimin që u mor në seancën plenare.

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin i drejtohet Gjykatës dhe konkretisht Gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e  masës e sigurisë, nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte në masën arrest në burg ose arrest në shtëpie.

Pas vendimit të Gjykatës i takon BKH dhe Policisë së Shtetit të ekzekutoj vendimin.

“Dëshmon tmerrin që kanë nga ju”- Kuvendi autorizoi arrestimin e tij, Berisha në protestë: Rrëzimi i Ramës, misioni ynë

“Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë sot ata nga ju, opozita e vërtetë, që përjetojnë se pse dështuan me sipërmarrjen e tyre më kriminale, atë të krijimit të opozitë fasadë, të realizimit të ëndrrës së Edi Ramës për një narkoshtet pa opozitës.

Me Ramës s’ka zgjedhje, rrëzimi i tij nga pushteti është misioni ynë i shenjtë.

Ky shushunjë vjedh me të gjithë tentakualat e tij s’mund të heshtim përpara aferave që arrijnë 1 miliardë”, tha Berisha.

Maxhoranca ka miratuar me 75 vota pro lejimin e arrestimit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Votimi i PS-së për miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Berishës, u bë mes kaosit në Kuvend.

Kuvendi miratoi arrestimin e tij, Berisha refuzoi të flasë në Kuvend! Kushti që vendosi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzur të flasë në Kuvendin e Shqipërisë, përpara se PS të miratonte me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

“Nxirri gardën jashtë”, tha Berisha duke e vendosur kusht për të folur, por u refuzua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila kaloi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në votim.

Pasi u vendos heqja e imuniteti të tij, ish-kryeministri Berisha u largua nga salla e Kuvendit.

Sot, narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me ccdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me ccdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më parë.

“Por në qoftë se dështoi me 9 shtator, ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: o sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.

Ajo që mund të them se nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut.

Edi Rama u fut sot jo nga dyert zyrtare, nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit.

Pra, u fut nga vrima e miut në parlament. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj”, tha ai jashtë Kuvendit.

Heqja e imunitetit i hap rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

Maxhoranca miraton me 75 vota pro lejimin e arrestimit të Sali Berishës

Maxhoranca ka miratuar me 75 vota pro lejimin e arrestimit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Votimi i PS-së për miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Berishës, u bë mes kaosit në Kuvend.

Sali Berisha refuzoi të flasë në Kuvend, duke vendosur si kusht nxjerrjen e gardës nga salla e Parlamentit.

Deputetët e opozitës grumbulluan karriget në mes të sallës dhe hodhën tymuese në momentin e marrjes së vendimit.

Heqja e imunitetit i hapë rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

“O sot, o kurrë” - Grumbullohen mbështetësit e Berishës, tensione brenda parlamentit

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur 1 orë e 30 minuta më herët në ambientet e parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të mbahet seanca plenare, për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Socialistët mbërritën më herët në ambientet e Kuvendit për të parandaluar skenarin e seancës së kaluar, ku deputetët e PD bllokuan hyrjet e parlamentit dhe nuk lejuan futjen e tyre në sallë.

Pas deputetëve socialistë kanë mbërritur në sallë dhe deputetët e opozitës, ku të përjashtuarit u përplasën me gardën, e cila nuk i lejoi të hynin në sallë.

Me të mbërritur në sallë deputetët e opozitës, bllokuan foltoren me karrige dhe u përplasën me gardën.

Sakaq në ambientet e jashtme të Kuvendit ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të ish-kryeministrit Berisha, të cilët me pankarta ku shkruhet “O sot, o kurrë”, kundërshtojnë vendimin për ish-kryeministrin.

Kujtojmë se pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për të ashpërsuar masën e sigurisë.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

PS dhe Enkelejd Alibeaj  dorëzuan dy raporte ne kuvend per imunitetin e zotit Berisha.

Alibeaj tha se vota për imunitetin do ti japë mundësi Berishes të pastroë figurën e tij nga akuzat për korrupsion.

Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe të tijët nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos.

Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në Parlament, debate me Gardën

Disa deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar nga seancat kane debatuar me punonjës të Gardës në derën e Parlamentit pasi nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Sot do të mbahet seanca plenare për heqjen e imuniteti të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK dhe pas shqyrtimit të çështjes në Këshillin e Mandateve.

Ndërkohë jashtë Parlamentit po zhvillohet një protestë e thirrur nga vetë Berisha një javë më parë.

Nisur nga paralajmërimi forca të shumta policie janë mbledhur para Parlamentit, duke qenë se mund të ketë tensione.

“Meqë doni të bëni kamikazin…”, Noka përplaset me Gardën, nis grumbullimi i karrigeve në foltore

Grumbullimi i karrigeve në Kuvend ka nisur nga deputetët e opozitës.

Albana Vokshi arrin të hyjë në sallën e Kuvendit.

Vokshi: Kush je ti more kalo pra tek skaneri.

Noka: Hiqi duart, ta fluturoj atje. Meqë doni të bëni kamikazin bëjeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat