Protesta e opozitës para Parlamentit dhe autorizimi për arrestimin e Berishës, Nikolla mbërrin 2 orë para nisjes së seancës

Shqipëria

Protesta e opozitës para Parlamentit dhe autorizimi për arrestimin e Berishës, Nikolla mbërrin 2 orë para nisjes së seancës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:41
Pamje nga Kuvendi

Duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme, ku në një anë është protesta jashtë sallës së Kuvendit, dhe në rend të dite do të votohet nëse do të autorizohet apo jo për arrestimin e Sali Berishës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbërritur në sallën e seancave plenare më herët.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Nikolla ka mbërritur në Kuvend rreth orës 08:10, për të shmangur çdo përplasje.

Sot opozita do të nisë protestën në orën 09:30.

Atje kanë arritur edhe policët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat