Mjekja e ORL: Dhjetor-Janar, më shumë probleme me veshët

Shqipëria

Mjekja e ORL: Dhjetor-Janar, më shumë probleme me veshët

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Klodiana Zaharia

Klodiana Zaharia, ortorinolaringologe, foli në lidhje me shqetësimet e qytetarëve me dëgjimin gjatë kësaj kohe.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se për shkak të jetës që bëjmë në komunitet kemi gjasa për të kaluar më shpejt te viruset dhe bakteret.

Sipas saj këtë sezon ka pacientë që vijnë me dhimbje veshi, rrjedhje veshi dhe dhimbje fyti.

“Për shkak të jetës që bëjmë më shumë në komunitet, kemi gjasa për të kaluar më shpejt viruset bakteret. Kemi pacientë që na vijnë me dhimbje veshi, me rrjedhje veshi, me dhimbje fyti, me temperaturë. Diagnoza senozit është pak e rëndomtë, në sensin që mjekët e familjes çdo dhimbje koke e adresojnë te një mjek URL, duke dyshuar senozit”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat