Kuvendi miratoi arrestimin e tij, Berisha refuzoi të flasë në Kuvend! Kushti që vendosi

Shqipëria

Kuvendi miratoi arrestimin e tij, Berisha refuzoi të flasë në Kuvend! Kushti që vendosi

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzur të flasë në Kuvendin e Shqipërisë, përpara se PS të miratonte me 75 vota pro kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

“Nxirri gardën jashtë”, tha Berisha duke e vendosur kusht për të folur, por u refuzua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila kaloi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në votim.

Pasi u vendos heqja e imuniteti të tij, ish-kryeministri Berisha u largua nga salla e Kuvendit.

Sot, narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me ccdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me ccdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më parë.

“Por në qoftë se dështoi me 9 shtator, ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: o sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.

Ajo që mund të them se nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot jo nga dyert zyrtare, nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra, u fut nga vrima e miut në parlament. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj”, tha ai jashtë Kuvendit.

Heqja e imunitetit i hap rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat