A do respektoni vendimin e Gjykatës? Berisha flet nga selia pas heqjes së imunitetit

Shqipëria

A do respektoni vendimin e Gjykatës? Berisha flet nga selia pas heqjes së imunitetit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:00
Sali Berisha

Sali Berisha ka mbajtur fjalën nga selia blu, pas heqjes së imunitetit  në Kuvend, ku mazhoranca votoi me 75 vota pro kërkesën e SPAK.

I pyetur nëse do e respektoj vendimin e Gjykatës, Berisha u shpreh se çdo masë që është marrë ndaj tij është ilegjitime, ndërsa e ka konsideruar si hakmarrje politike këtë gjë po ndodh.

Mes tjerash  Berisha nënvizoi se ndihet më i vendosur se kurrë.

“Jam më i fortë se kurrë.  Më i vendosur se kurrë, në mbrojtje të kauzës opozitare. Kjo kauzë do të triumfojë. Nuk ka forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhjet e krimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve do i ketë ditët e numëruara. Rama do përfundoj si gjyshi i tij Enver Hoxha.

Çdo gjë që është marrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka diskutim. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje politike”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat