Berisha “kthen” selinë e Partisë Demokratike në shtëpi? Alternativa ku thuhet se mund të vuajë dënimin

Shqipëria

Berisha “kthen” selinë e Partisë Demokratike në shtëpi? Alternativa ku thuhet se mund të vuajë dënimin

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:29
Sali Berisha

Ndërkohë që Sali Berisha është drejt arrestimit, në selinë e Partisë Demokratike ka shumë pak lëvizje.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se oborri i saj ka qene me pak mbështetës dhe ndër të paktët opozitarë pranë tij janë Flamur Noka, Belind Këllici, Oerd Bylykbashi, të cilën ndodhen brenda në seli.

“Berisha ka vendosur të qendrojë këtu dhe të pres vendimmarrjet e SPAK. Një nga dy alternivat që po qarkullon është që Sali Berisha mund të ndodh që të jap adresën e selisë së Partisë Demokratike si vendin ku do të bëj ‘arrestin e shtëpisë’. Mirëpo, kjo nuk është një alternativ që nuk konsiderohet”, tha Shevroja.

Sakaq, ajo theksoi në një lidhje për “Tirana Live” s në datën 27 dhjetor ka një paralajmërim që do të ketë një protestë përpara Gjykatës së Lartë. Nuk dihet ende se kush do ta drejtojë protestën. Ndrëkohë, pritet të shikohen se si do të jene veprimet e Berishës gjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat