Takim me trupin diplomatik në Shqipëri, Rama: Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, progresi ynë vazhdon ende

Shqipëria

Takim me trupin diplomatik në Shqipëri, Rama: Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, progresi ynë vazhdon ende

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:45
Edi Rama

“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.

Megjithatë nuk është shumë e vështirë që kjo dhunë të zgjasë për shumë kohë. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse.

Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e një viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.

Deri jo shumë kohë më parë, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ka qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk  marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat