Berisha pa imunitetit, ish-kryeministri në mbledhjen e Kryesisë: Rama e ka të qartë, nuk bën dot pazare dhe s’përbllon betejat

Shqipëria

Berisha pa imunitetit, ish-kryeministri në mbledhjen e Kryesisë: Rama e ka të qartë, nuk bën dot pazare dhe s’përbllon betejat

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 18:58
Sali Berisha

Pak orë pasi Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit, ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi kryesinë e partisë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se imuniteti iu hoq, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që sic tha ai regjimi të mos përballet me opozitën.

Berisha: Kjo mbledhje kryesie mblidhet në momentet më të jashtëzakonshme të historisë së forcës tonë politike. Momente kur regjimi i bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, pasi e demaskuam dhe e demaskojmë çdo ditë për lidhjen me krimin.

Mendoj se zgjidhja e këtij demaskimi është arrestimi i kryetarit të PD me të cilin Edi Rama dhe kushdo tjetër e ka të qartë se nuk mund të bëjë pazare dhe me të cilin ai nuk përballon dot betejë.

E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, po për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë kaluam një periudhë të vështirë, por përsëri megjithë vështirësitë e mëdha, megjithë forcë e korrupsionit, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare kjo nuk ndodhi

Opozita erdhi duke u fuqizuar gjithë e më shumë. Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë.

Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë. Edi Rama është një hajdut dhe diktator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat